Publikohen pamjet, kur një tifoz gjysmë i zhveshur u fut në fushë, në stadiumin e “Wembly”, teksa luhej finalja e madhe e “Euro2020” mes Anglisë dhe Italisë. Incidenti u regjistrua në minutën e 88-të, ku tifozi u fut në fushë dhe ndeshja u ndërpre për pak minuta.

Gjatë transmetimit të ndeshjes kamerat nuk e kanë fokusuar tifozin që po vraponte në fushë. Por vrapimi i tij në fushën e “Wembley” ka dhuruar spektakël.

Atë nuk mund ta kapnin punëtorët e sigurimit, madje njëri prej tyre u rrëzua duke sjellë të qeshura edhe tek lojtarët në fushe, por edhe te tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.

Klan News