Tifozi i çmendur shpenzon 280 mijë Euro



Tifozi i çmendur shpenzon 280 mijë Euro

09:20 24/05/2020

Pritjes së gjatë për të fituar titullin kampion në Premier League angleze duket se i ka ardhur fundi, por pandemia mund të lërë pa festë tifozët e Liverpool.

Ata nuk pritet të dalin në rrugët e qytetit për të duartrokitur skuadrën që parakalon me trofeun në një autobus të hapur, pasi nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve.

Por një tifoz i kësaj skuadre ka shpenzuar 280 mijë Euro për të festuar titullin në Premier League. Bëhet fjalë për një sipërmarrës tajlandez që ka blerë një kamion për paradën e një titulli që mungon prej 30 vitesh.

Ai e kishte programuar blerjen e kamionit për të festuar titullin në të njëjtin moment kur Liverpool të kryente paradën në rrugët e Anglisë.

Ndërprerja e kampionatit nuk është pritur mirë prej tij dhe së bashku me disa miq të tij, biznesmeni tajlandez e ka festuar titullin e skuadrës së zemrës para kohe. Tifozi i zjarrtë ka pohuar se kamioni do të shërbejë në sipërmarrjet e tij dhe për ca kohë do të jetë me ngjyrat e Liverpool.

Klan Plus

Klan Plus



Të ngjashme