Tifozja joshëse e Kroacisë, 1 milion ndjekës në Instagram


Tifozja joshëse e Kroacisë, 1 milion ndjekës në Instagram

13:12 03/12/2022

Ivana Knoll mori famë kur u shfaq me veshje provokuese gjatë ndeshjes Kroaci-Marok

Duket se paralajmërimi që do të burgoset për shkak të veshjes jo të hijshme në Katar gjatë ndeshjes Kroaci-Marok, për ish-misin Ivana Knoll nuk paska shërbyer siç duhet.

Tifozja tërheqëse kroate nuk ka reshtur së tërhequri vëmendjen që kur udhëtoi për në Kupën e Botës në Katar dhe këtë e vërteton më së miri fakti se që nga largimi i saj atje ka fituar më shumë se 400 mijë ndjekës të rinj në profilin e saj në Instagram.

Ishte thuajse e pamundur të mos viheshin re brohoritjet e kroatëve dhe jo vetëm në tribuna, veçanërisht për shkak të formave të saj që janë çdo herë në plan të parë. Ivana është shfaqur në kopertinat e shumë mediave botërore, ndërsa tani është duke shijuar faktin se Instagrami i saj po bën mjaft bujë.

 “1 milion ndjekës . O Zot nuk e besoj dot njerëz. Ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit”, ka shkruar Ivana në një postim në Instastory. Rregullat e rrepta për veshjet në Katar nuk e penguan Ivanën të buzëqeshte në fytyrat e sheikëve, të cilët madje morën telefonat për t’i bërë foto. 

Klan News









Të ngjashme