Tiger Woods është rikthyer i suksesshëm në fushat e golfit. 42-vjeçari triumfoi në garën e mbajtur në Atlanta të Xhorxhas pjesë e tureve të organizuar në Amerikën e Veriut.

Në East Lake një nga lojtarët më të mirë të golfit në të gjitha kohërave shkëlqeu, duke lënë pas të gjithë kundërshtarët, ndërsa përfitoi edhe një shpërblim prej 1 milionë e 600 mijë dollarë.

Një arritje e madhe që e ngjit në 20 e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Tiger Woods po shfaqet lojtari i dikurshëm duke treguar se la pas problemet që pati me bashkëshorten për shkak të tradhtisë dhe ato me ligjin.

Woods i divorcua dhe la përkohësisht sportin e golfit, ndërsa sponsorët e braktisën. Tiger Woods iu desh kohë për t’u rikthyer, por tashmë duket se ia ka arritur.

Tv Klan