Kate Middelton ka zyrtarizuar fituesin e çmimit “Fotografi më i mirë i natyrës së egër” si dhe ka lavdëruar fotografët anë e mbanë botës që “tregojnë dita-ditës sa magjike është natyra”.  

Ceremonia u zhvillua në muzeun “Hintze Hall”, në Britaninë e Madhe dhe u transmetua online pas orës 20:00 të mbrëmjes. Fituesi është fotografi Rus Sergey Gorshkov, i cili ka kapur një tigër siberian që përqafon një pemë. Ai tha se për këtë foto, iu deshën 11 muaj dhe shumë kamera të fshehura pranë.

Gjatë ceremonisë, Dukesha e Kembrixhit, falënderoi 49.000 pjesëmarrësit dhe u shpreh: Aftësitë dhe kreativiteti i pamjeve që u ofruan këtë vit, na provojnë sa vulnerabël është planeti jonë. Faleminderit të gjithë atyre që na rikujtuan magjinë e botës së egër dhe se sa të kujdesshëm duhet të jemi ndaj biodiversitetit të saj.

Kate Middelton dukej mahnitëse në thjeshtësinë e saj me flokët me onde, me një tualet të lehtë dhe vëthët perla. /tvklan.al