Me gjithë sulmet, aplikacioni shërben për të promovuar objektet historike

Përtej polemikave rreth vetos që SHBA dëshiron të vendosë mbi aplikacionin Tik Tok, që është popullarizuar në vitin 2020, sipas një raporti të fundit të Sensor Tower, ky aplikacion është bërë një mjet i fuqishëm që ka revolucionazuar të dhënat e Galerisë Uffizi, në Firence të Italisë, që ka dyfishuar vizitorët të grupmoshave të reja në vetëm tre muaj.

Një ekip prej 12 personash kujdesen që çdo ditë të publikohen video të reja në rrjetet sociale të galerisë. Pas mbylljes së detyruar nga pandemia, filloi një marrëdhënie interesante me Tik-Tok, të cilët përcjellin imazhet mitike të galerisë nëpërmjet mënyrave inovator dhe efekteve me video falë këtij aplikacioni.

Ne ishim praktikisht në epokën e gurit dhe brenda pak muajsh, Uffizi është në krye të rrjeteve sociale muzeale” theksoi drejtori i  Galerisë.

Galeria Uffizi hapi përgjatë muajin Mars-Prill të këtij viti, llogaritë në rrjetet sociale, ku në një kornizë të shkurtër kohore ajo ka gjeneruar rreth 66 mijë ndjeksa në “Facebook” dhe  më shumë se 57 mijë në Tik-Tok.

Gjithashtu në muajt Qershor, Korrik dhe Gusht rreth 45% e të gjithë vizitorëve në muze ishin nën moshën 25 vjeç, krahasuar me 25% në vitin e kaluar.

Videot më të njohura në rrjetet sociale janë të disa VIP-ave që vizituan muzeun dhe kanë arritur të rrisin numrin e ndjekësve si dhe shitjen e biletave. Gjitashtu edhe vizita virtuale e yllit të Tik-Tok, Martina Socrate, me 987 mijë ndjekës në këtë platformë, çoi në një rritje të profilit në qershor me 50% të numrit të ndjekësve.

Aktualisht ekzistojnë 11 muze në Tik-Tok, përfshirë Muzeun e Luvrit në Paris, i cili kap 17 milion shikime dhe Muzeu Kombëtar i Katarit, qe ka pak më shumë se 6 milion vizitor online. 

Klan Plus