Pas sulmeve të njëpasnjëshme nga presidenti i SHBA, Donald Trump, ndaj mbylljes së aplikacionit kinez TikTok kanë nisur bisedimet mes gjigandit të Microsoft dhe kompanisë kineze për blerjen e gjithë aksioneve të rrjetit social.

Gjiganti i teknologjisë amerikane shprehu interesimin për kalimin në pronësi të TikTok dhe nga administrata Tump është lënë një afat prej 45 ditësh që të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Microsoft, që zotëron rrjetin social LinkedIn po përpiqet që të bëhet një konkurrent i drejtpërdrejtë i gjigandëve të rrjeteve sociale si Facebook dhe SnapChat, nëpërmjet TikTok-ut, i cili deri tani zotëron rreth 100 milionë përdorues në SHBA, të cilët transferojnë video nga më të ndryshmet.

Sipas mediave angleze, Microsoft kërkon të zotërojë aksionet e plota të aplikacionit kinez që do të shtrihet në tre kontinente, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re.

Të premten e 31 Korrikut, Trump deklaroi se do të ndalonte aktivitetin e aplikacionit që, pasi është një rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave personale që trajton.

Kjo çështje mund të mbyllet në paqe pas marrëveshjes që mund të bëhet mes kompanisë amerikane Microsoft dhe kompanisë kineze të aplikacionit TikTok deri në mesin e muajit Shtator.

Klan Plus