Kompania kineze TikTok ka vendosur të përballet në gjyq me Presidentin amerikan Donald Trump që ka vendosur ndalimin e përdorimit në Amerikë të këtij aplikacioni.

TikTok do të kundërshtojë këtë vendim dhe do të kërkojë rrëzimin e urdhrit.

Presidenti i SHBA vendosi bllokimin e TikTok në Amerikë duke filluar nga muaji Shtator, pasi dyshon se të dhënat e përdoruesve amerikanë përdoren nga qeveria kineze përmes aplikacionit TikTok.

Kjo e fundit ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Trump, duke thënë se nuk ka lidhje dhe nuk përdoret nga qeveria e Kinës. TikTok ka në SHBA 80 milionë përdorues aktivë.

“Për t’u siguruar që kompania dhe përdoruesit tanë të trajtohen në mënyrë të drejtë, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të sfidojmë urdhrin ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor”, tha kompania kineze TikTok në një deklaratë. /tvklan.al