Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij dixhitale në territorin shqiptar me 13 Mars, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme si bllokimi i të gjitha IP-ve të TikTokut në territorin e Shqipërisë.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare lidhur me këtë tematike u ka dërguar një e-mail edhe kompanive celulare në vendin tonë që të marrin masat e duhura.
Pak ditë më parë, edhe Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda pak ditësh do të ketë mbyllje të platformës TikTok për 12 muaj në vendin tonë.
Klan News