“TikTok” përdoret nga militantët e ISIS

Posta

“TikTok” përdoret nga militantët e ISIS

14:03 24/10/2019

Përmes aplikacionit synohet të depërtohet tek audienca e re

Sipas “Wall Street Journal”, aplikacioni më i ri “TikTok” është duke u përdorur nga militantët e shtetit islamik për të përhapur propagandën tek një audiencë më e re.

Raportohet se përmes këtij programi janë shpërndarë video ku shihen luftëtarët e ISIS me armë dhe kufoma që shëtisin nëpër rrugë.  Njëkohësisht shihen edhe gra, që e quajnë veten xhihadiste. Videot u identifikuan nga ndërmarrja për shpërndarjen e inteligjencës në media “Storyful”.

Imran Ahmed, shefi ekzekutiv i “Qendrës për kontrollin dixhital” u shpreh: “Ky zbulim përshtatet me një model, që  lëvizjet ekstremiste janë duke aplikuar me sukses vitet e fundit, për të depërtuar në hapësirat e reja të mediave dhe aplikacioneve, në mënyrë që të rritin edhe më tepër audiencën”.

Organizatat terroriste dhe kriminale e kanë të ndaluar të përdorin aplikacionin TikTok. Kompania me seli në Pekin përdor njerëz të specializuar dhe programe inteligjence artificiale, për të mbajtur jashtë platformës së saj përmbajtjen e dëmshme, por kjo nuk funksionon gjithmonë.

Sipas kompanisë, ata ndalojnë çdo llogari të tillë dhe shumë shpejt do të bëhet identifikimi i personave dhe organizatave që ushtrojnë një sjellje të tillë dashakeqe./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT