SHBA: Aplikacioni kinez po përdoret për të përgjuar njerëzit

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë që të ndalojnë përdorimin e aplikacioneve kineze, përfshirë edhe rrjetin më të fundit social TikTok. Ky vendim erdhi për të ruajtur sigurinë kombëtare.

Mosmarrëveshjet dhe tensionet mes SHBA-së dhe Kinës kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohëve të fundit si për koronavirusin, por edhe për ligjin që kanë miratuar për Hong Kongun.

Gjatë një interviste në Fox News sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë shumë seriozisht çështjen për t’i mbyllur rrjetet sociale kineze.

Sipas asaj që raporton Reuters, aplikacioni TikTok ka me qindra të punësuar që merren me sigurinë, produktin dhe politikën publike në SHBA.

Drejtuesit e TikTok janë shprehur se kurrë nuk kanë siguruar të dhëna për qeverinë kineze, as nuk do ta bënin këtë edhe nëse i kërkohet.

TikTok,  i cili është pjesë e ByteDance me bazë në Pekin është kritikuar nga politikanët amerikanë si një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të saj me Kinën. Ata pretendojnë se kompania teknologjike mund të kontrollojë çështjet e brendshme.

Aplikacioni ka fituar mjaft popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke u bërë platforma e parë kineze e mediave sociale që fiton kaq shumë vëmendje nga përdoruesit.

Kur u krijua TikTok atë e kanë shkarkuar 315 milionë herë në tre muajt e parë të këtij viti, më shumë shkarkime se çdo aplikacion tjetër në histori.

Klan Plus