Putin_1Presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet njeriu më me ndikim në planet për vitin 2015, nga e përjavshmja prestigjoze amerikane “TIME”.

Putin ka zënë vendin e parë në renditjen e përvitshme të 100 personave me ndikimin më të madh në botë.

Renditja përcaktohet nga anketimet e lexuesve, që u mbyllën më 10 prill. Putin le pas presidentin amerikan Barak Obama dhe të tjera figura me influencë botërore si Papa Françesku apo Dalai Lama.

Putin mori 6.95 % të votave nga lexuesit në mbarë globin, ku pjesa dërrmuese janë nga vendet Perëndimore si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania e Madhe.

Në listën e dominuar nga figura të botës së artit dhe showbizit, Putin ndiqet emra të njohur si reperi CL, Lady Gaga, Rihanna dhe Taylor Swift.

Në dhjetëshe bëjnë pjesë edhe Dalai Lama me 1.7 % të votave e Papa Françesku me 1.5%. Ndërsa çifti presidencial amerikan Barack e Mishelle Obama ndodhen jashtë top-listës, respektivisht me 1.4 % dhe 1.2 %.

Në vitin 2007, Putin u përzgjodh “Njeriu i Vitit” nga e njejta revistë dhe “Personaliteti Ndërkombëtar për vitin 2013” nga revista The Times. Vitin e kaluar, për të dytë herë rradhazi, prestigjozja Forbes e përzgjodhi si “njeriun më të pushtetshëm.

Tv Klan