Veliaj: Aktorja, shembull frymëzimi për të gjithë

Rrëfimet e panjohura për jetën e aktores Tinka Kurti, janë përmbledhur në një botim te veçantë mes ditarit dhe albumit fotografik të titulluar “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi artisten e madhe, Tinka Kurti, frymëzim për të gjithë brezat, që i dha shumë artit shqiptar përmes punës dhe sakrificës

“E ke ndriçuar atë rrugë! Sot je një grua e nderuar dhe përulemi me shumë respect para teje. Na ke frymëzuar të gjithëve – na ke treguar se njeriu edhe pse rrëzohet, ngrihet përsëri për të ecur përpara. Këmbëngulja jote është një frymëzim për gjithë brezin e ri të aktorëve. Të jam shumë mirënjohës për këtë”.

“Ju falenderoj për këtë mrekulli që keni bërë! Faleminderit kryetarit të Bashkisë, je shumë i mirë. Vazhdo të jesh i tillë dhe vetëm lumturi do të gjesh në jetë”, tha Tinka Kurti.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të mbështesë artin.

“Një nga debatet e fundit ishte pse e financojmë artin dhe kulturën në qytet. Pse financuam online, gjatë kohës së pandemisë, shfaqje teatri, performanca muzikore dhe baleti. Pyetja që kam është: Aktorëve që na bëjnë të qeshim, a u vjen fatura e energjisë? Po ujë a paguajnë?  pyetja është: a jeton njeriu vetëm me bukë? Apo ndoshta jeton edhe me art, me teatër, me filma, me libra, me opera, me balet, që janë ushqimi i shpirtit”.

Ditari i një bashkëshorti” është një ditar që flet në mënyrë kronologjike për çdo rol, skene a filmi ku ka luajtur “Artistja e Popullit” Tinka Kurti.

Tv Klan