Përbërësit:

400 gr luleshtrydhe

400 gr mascarpone

175 gr sheqer

100 gr biskota

10 gr kakao

3 vezë

Mente

Vanilje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tas të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe i fryjmë me mikser. Më pas shtojmë në të vanilje, maskarpone dhe vazhdojmë i përziejmë derisa kremi të jetë i njëtrajtshëm.

Luleshtrydhet i vendosim në mikser, shtojmë në to pak ujë dhe i bëjmë krem. E vendosim në një tas dhe në të zbusim biskotat. Vendosim nëpër gota fillimisht kremin, mbi të biskota të njomura në luleshtrydhe, sërish krem, pak çokollatë, sërish biskota dhe krem. Në fund vendosim sërish çokollatë, mente, kakao dhe luleshtrydhe për dekor.

/tvklan.al