“Tirana 100 vjet”, është ky dokumentari që po përgatit drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Këtë të martë, gazetari tha se dokumentari nuk është një histori politike e Tiranës, por është një histori e zhvillimit shoqëror urbanistik.

Dua të prezantoj një projekt, që do e prezantoj deri të enjten edhe pse nuk ka një datë konkrete. Ne jemi duke ndërtuar një dokumentar për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Nuk është një histori politike e Tiranës edhe pse është aty. Është një histori e zhvillimit shoqëror urbanistik, po mbi të gjitha e emancipimit të shoqërisë së kryeqytetit dhe e asaj se çfarë ne ruajmë. Ne kemi ndërtuar një spot të shkurtër me momente nga dokumentari. Është i gjithi një relativisht modern ku kryesisht ecet nëpër rrugët e tij ka pak montazh“, tha Fevziu./opinion.al