Tirana Bank festoi me 6 Maj hapjen e degës së saj më të re në zonën e Porcelanit në Tiranë, duke e çuar në 35 numrin e degëve në të gjithë vendin.

E vendosur në një pjesë moderne dhe në zhvillim të shpejtë të kryeqytetit, kjo degë e re përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të bankës për të qenë më pranë klientëve.

Në ceremoninë e inaugurimit në ambientet e reja të degës, morën pjesë klientë, partnerë dhe bashkëpunëtorë, të cilët patën mundësi të njiheshin nga afër me shërbimet.

Në emër të drejtuesve të bankës, Lila Canaj, Drejtuese e Divizionit Retail falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i ftoi të vizitojnë degën, e cila do t’i mirëpresë çdo ditë me përkushtim dhe kujdes.

Dega e re në Porcelan është ndërtuar për të ofruar një përvojë të ngrohtë, shërbim të personalizuar dhe akses të plotë në produktet bankare dhe zgjidhjet digjitale të Tirana Bank, duke garantuar që çdo klient të marrë mbështetjen që i nevojitet.

Me këtë hapje të re, Tirana Bank vazhdon të rritet krah për krah me komunitetin, duke forcuar pozicionin e saj si një nga institucionet financiare më dinamike dhe të përkushtuara ndaj klientit në vend.

Tv Klan