Skënderbeu fiton sfidën me Kastriotin

Tirana arriti vetëm një barazim pa gola të dielën në fushën e Bylisit. Një rezultat që frenon sërish bardheblutë që janë afruar me kreun dhe zonën e kupave të Europës.

Skënderbeu fitoi 2 – 0 ndeshjen e javës së 31 me Kastriotin që luajti të gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq. Ky sukses shton shpresat e korçarëve për mbijetesë.

Po të dielën u konfirmua edhe ekipi i parë që ngjitet në Superligë nga Kategoria e Parë. Egnatia fitoi 1 – 0 Besën dhe do të jetë në Superiore pas 16 vitesh.

Tv Klan