Tirana barazon me Flamurtarin

Tirana barazon me Flamurtarin

20:00 05/10/2019

Partizani – Teuta mbyllet 1 – 1, Skënderbeu merr kreun

Tirana nuk arriti të marrë një fitore ndaj Flamurtarit në Vlorë në ndeshjen e javës së shtatë.

Bardheblutë barazuan 2 – 2 në takimin që e patën në zotërim deri në kohën shtesë, ku vlonjatët realizuan duke marrë 1 pikë. Ndalesë në barazim edhe për Partizanin në “Selman Stërmasi”.

Të kuqtë e mbyllën me rezultatin 1 – 1 me Teutën. Partizani luajti pjesën më të madhe të sfidës me 10 futbollistë pas ndëshkimit të Romero me karton të kuq.

Superliga udhëhiqet nga Skënderbeu, por me pikë të barabarta me Teutën, pas fitores 2 – 0 me Luftëtarin në Korçë e arritur në kohën shtesë.

Takimet e së dielës mund të ndryshojnë sërish klasifikimin. Laçi do të presë Bylisin, ndërsa Kukësi do të përballet me Vllazninë.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori