PD: Marrim mbi 20 mandate deputetësh

Kur kanë mbetur 57 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, ekipi politik i Lulzim Bashës që ndodhet në terren për shpjegimin e programit dhe organizimin e fushatës elektorale ka vetëm një moto të punës së tij.

“Përveshja e mëngëve, atlete të reja e këmbë të shpejta.”

Beteja më e vështirë mes palëve do të jetë në qarkun e Tiranës, që njëherazi është edhe barometri i këtyre zgjedhjeve. Kthimi i bastioneve të majta në favor të opozitës shihet nga drejtuesit politikë të demokratëve si sfida kryesore në betejën e 25 Prillit. Një ndër to është edhe zona e Kombinatit që drejtohet nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

“Me punë, me vullnet e përkushtim do ia dalim ta kthejmë nga bastion i majtë në fituese të PD”, tha Këlliçi.

Ish-deputetja Jorida Tabaku, shprehet ambicioze për rezultatin, që sipas saj do t’I sjellë fitoren demokratëve në Tiranë.

“E kombinuar me punën në terren do t’i japë PD mbi 20 deputetë në Tiranë”.

Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid-19, fushatën thonë se do ta vijojnë derë më derë me qytetarët dhe bizneset.

“Njerëzit kanë nevoje të dëgjojnë zgjidhje dhe t’i përgjigjesh me zgjidhje konkrete që ata që do i qeverisin nesër. Ne po jua ofrojmë këtë.”

Drejtimin politik të fushatës elektorale në Tiranë, Lulzim Basha ia ka besuar disa prej ish-deputetëve të tij, mes të cilëve, Flamur Nokës, e Aldo Bumçit.

Tv Klan