Nënkampionët mposhten nga Besiktas, shpresë për turin e tretë në Conference League

Tirana mban gjallë shpresat për në turin e tretë të Conference League. Bardheblutë nuk ia dolën për të marrë rezultat pozitiv në Stamboll, teksa u mposhtën 3-1 nga Beshiktash, gjithsesi mbeten në lojë për kualifikim.

Turqit u duken se mbyllën llogaritë e kësaj sfide që në pjesën e parë, falë dy golave të shpejtë. Megjithatë Tirana reagoi në minutat e fundit të duelit me Kajna, që shënoi për 2-1 dhe mban matematikisht në lojë Tiranën. Gjithsesi llogaritë e këtij 90-minutëshi ia prishi sërish Beshiktash me golin e tretë.

Në takimin e javës së ardhshme në vendin tonë, bardheblutë duhet të fitojnë më dy gola diferencë për ta dërguar duelin në shtesa, teksa me tre ose më shumë gola epërsi do ishte Tirana në turin e tretë të Konferencës.

Klan News