Për problemin e shtetases italiane emisioni “Stop” i është drejtuar klinikës dentare në të cilën zonja ka bërë ndërhyrjet. Klinika ka mohuar shërbimet në fushën estetike ndërkohë që në fletëpalosje janë të pasqyruara të gjitha.

Qytetarja: Dua të sjell një mikeshën time nga Gjermania!

Recepsioni: Po!

Qytetarja: Gjermane, që do të bëjë implantet e dhëmbëve.

Recepsioni: Po!

Qytetarja: Të gjitha, por në të njëjtën kohë do të bëjë edhe ndërhyrje të tjera, për sa i përket ndërhyrjeve estetike.

Recepsioni: Para se të bëjmë vizitën, duhet të vijë në klinikë, që të shohim gjendjen si është! Kështu mund t’ju japim edhe një preventiv.

Qytetarja: Ka shumë problem pjesën e syve, që i është var lëkura.

Recepsioni: E kuptoj!

Qytetarja: Atë e ka shumë problem edhe fillerin, që donte të mbushte këtë edhe pjesën e kësaj.

Recepsioni: Atëherë, ne këto fillera, botox, nuk i bëjmë. Pjesën e blefaroplastikës ne e bëjmë këtu, por duhet parë rasti.

Duke qenë se nga klinika dentare “Tirana Dental Hospital” mohon shërbimet estetike, vëmendja ngelet vetëm tek broshura që vetë klinika në përmjet imazhit të shtetaset italiane ka prodhuar dhe ka shpërndarë. Ndërkaq në voton 2020 “Tirana Dental Hospital” është pajisur me licencën për “Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike”.

Në broshurë jepen emrat e infermierëve, asistentëve, por edhe të tre mjekëve kryesorë, Gjergj Boçari të cilit i ka skaduar licenca e stomatologut që në vitin 2023 dhe ende nuk është rinovuar, Mirjan Muçka mjek ORL dhe Lauren Muhametaj, i cili është mjeku që ka kryer ndërhyrjet tek shtetasja italiane. Por nuk ka asnjë mjek kirurg që të bëjë ndërhyrjet kirurgjikale plastike./tvklan.al