Tirana do të organizojë Konferencën Botërore të Parqeve 2020

Posta

Tirana do të organizojë Konferencën Botërore të Parqeve 2020

13:16 29/10/2019

Bashkia e Tiranës është përzgjedhur si vendi organizator i Konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve Urbane 2020. Në takimin që këtë vit u mbajt në Australi, u vendos që Tirana të organizojë vitin e ardhshëm këtë aktivitet të rëndësishëm.  

Teksa prezantoi disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj foli për zhvillimin e Tiranës, vendosjen e fëmijëve në qendër të vëmendjes së qytetit dhe të gjitha investimet si kënde lojërash dhe parqe rekreative. Veliaj i cilësoi fëmijët e Tiranës si “avokatë të të gjitha ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në kryeqytet”.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu për të folur mbi gjëra kaq shumë të rëndësishme për jetët tona. Jemi këtu për jetën e qyteteve dhe nismat për më shumë parqe, hapësira publike e rekreative, me fokusin tek fëmijët dhe të moshuarit, gjejnë zgjidhje në konferenca si kjo e sotmja. Këtu marrim eksperiencë sesi t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, jo duke shpikur rrotën, por duke zbuluar atë që ka funksionuar në një vend dhe që lehtësisht mund të funksionojë në një vend tjetër”, u shpreh Veliaj.

Konferenca Botërore e Qyteteve dhe Parqeve Urbane kishte në fokus lidhjen e parqeve dhe hapësirave publike me shëndetin e mirëqenien e qytetarëve, si dhe adresoi nevojën për politika më të mira të mira, shtimin e hapësirave të gjelbra sidomos për fëmijët. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT