Tirana dhe Flamurtari do të luajnë të mërkurën në “Selman Stërmasi” sfidën e parë për 1/8 e Kupës së Shqipërisë”. Bardheblutë e mbyllën vitin pikërisht me një fitore me vlonjatët falë golit të Hasanit. Zv/trajneri i Tiranës, Erjon Xhafa kërkon të jetë i njëjti përqendrim.

Erjon Xhafa , Zv/trajner i Tiranës:

Ndeshjen e fundit pati entuziazëm dhe luftë nga ekipi ynë. Presim të njëjtën gjë nga futbollistët tanë. Po nuk na u përgjigj ekipi ynë, nuk presim nga kundërshtari.

Për mesfushorin e Flamurtarit Artim Polozhani ekipi nuk duhet të mendojë humbjen.

Artim Pollozhani, futbollist i Flamurtarit:

Të japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv që t’ia bëjmë më të lehtë në ndeshjen e dytë.

Pavarësisht problemeve financiare që po kalon ekipi vlonjat Pollozhani nuk ka dashur ta komentojë situatën.

Artim Pollozhani, futbollist i Flamurtarit:

Grupi është në rregull nuk na intereson se çfarë thuhet.

Në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë ka edhe disa ekipeve të Kategorisë së Parë.

Tv Klan