Tirana e Kukësi përballen në finale

Tirana e Kukësi përballen në finale

23:00 08/05/2019

Tirana dhe Kukësi do të përballen me 2 qershor për finalen e Kupës së Shqipërisë. Hera e parë që këto skuadra sfidohen për këtë trofe. Tirana fitoi 5 – 3 ndeshjen e kthimit me Luftëtarin pas barazimit 0 – 0 në Gjirokastër. Bardheblutë që realizuan më shumë gola brenda një ndeshje në këtë sezon nuk lejuan gjirokastritët të luanin finalen e parë në historinë e tyre. Goleada në “Selman Stërmasi” nis me roveshatën e Dajës, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë goli i Filit barazoi rezultatin.

Pas pushimit bardheblutë u shfaqën më kërkues, duke realizuar 4 herë me Cobbina, Ngo dhe Sentamu. Golat e Oshafit dhe Dunga ishin vetëm për statistikë, pasi nuk ndihmuan gjirokastritët në qëllimin e tyre për të shkuar në finale. Kukësi fitoi edhe në Korçë me Skënderbeun.

Kësaj here ekipi i Ernest Gjokës triumfoi me rezultatin 3 – 1. Reginaldo realizoi i pari, ndërsa Abazi shkaktoi autogol. Bregu shkurtoi diferencën e golave me fillimin e pjesës së dytë, por Rama siguroi fitoren e Kukësit. Kupa e Shqipërisë vlen shumë, pasi të kualifikon në Europa League.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT