Tirana dhe Luftëtari u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në Laç, skuadra vendase shënoi dy herë ndaj Tiranës por kualifikohen bardheblutë që kanë fituan ndeshjen e parë 3-0.

Ndërsa në Gjirokastër, Luftëtari fitoi edhe ndeshjen e dytë me Partizanin me penalltinë e Dunga. Këto skuadra do të përballen sërish pas disa ditësh në kampionat.

Në orën 17:00 do të nisë sfida e kthimit mes Kukësit dhe Teutës. Përballja e parë ka përfunduar në barazim 2-2.

Tv Klan