Gazetari Blendi Fevziu tregon impaktin e librit të ri

Në radhë për të blerë librin e për të marrë një autograf nga autori i tij. Libri “Tirana e Nonës” është një tjetër sukses i gazetarit të njohur Blendi Fevziu në botën e krijimtarisë.

“Pothuajse të gjitha reagimet që kam marrë kanë qenë shumë të mira. I kam pritur sepse e di se çfarë përfaqëson ky libër”.

Më herët librat Enver Hoxha, Ahmet Zogu, Pushteti etj, kanë ndjellë lexuesit sa nga stili i autorit e po aq për vetë personazhet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Po çfarë e bën librin “Tirana e Nonës” kaq të kërkuar nga lexuesit?

 “Pikërisht se nuk ka një personazh të famshëm, por njerëz të thjeshtë, dhe janë ata që e shkruajnë historinë e një qyteti”.

E rekomandon për të gjithë grupmoshat e lexuesve.

“ Ata që janë të mëdhenj do të gjejnë një pjesë të së shkuarës së tyre, ata që janë brez i ri do të gjejnë një copë nga historia e prindërve, gjyshërve apo stërgjyshërve të tyre”.

Të duket më interesante Tirana e sotme apo ajo e atyre viteve?

“Qyteti lëviz çdo moment, ndryshon, ajo që mbetet e njëjtë është nostalgjia”.

Libri “Tirana e Nonës” do të vijojë të qëndrojë në Panairin e Librit deri të dielën.

Tv Klan