Veliaj u jep një premtim pasi epidemia të kalojë

Pas disa javësh izolim, kjo e shtunë u vendos t’i përkiste vetëm të moshuarve. Paraditen e sotme rrugët dhe parqet e Tiranës ishin vetëm për gjyshërit tanë, që ata të shijonin diellin dhe ajrin e pastër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një falenderim të veçantë për të moshuarit që respektuan rregullat, teksa u premton se pasi të kalojë epidemia e Covid-19 do ketë një festë vetëm për ta.

“Tirana e paradites ishte një festival qytetarie i gjyshërve tanë në ditën e parë të lirimit të lëvizjes. Mirënjohje për respektimin e rregullave dhe kur të kalojë kjo flame do t’i dedikojmë një ditë të veçantë Festës së Gjyshërve për gjithë dashurinë e miresinë që falni”, shkruan Veliaj në Facebook./tvklan.al