Derbi është ndeshja më e rëndësishme në çdo sport dhe kjo në futboll ka akoma më shumë rëndësi, por te Tirana duan ta shikojnë si një takim të radhës sfidën e së premtes me Partizanin.

“E konsideroj ndeshje radhe edhe pse ka rëndësinë dhe peshën e vet, por secili nga lojtar do të bëjë detyrat si në çdo ndeshje. Ambienti dhe historia e karikon skuadrën. Të jemi realist u bë kohë e gjatë pa fituar dhe na ka munduar disi dhe do të jetë kënaqesi nesë e fitojmë ndeshje nesër”,

thotë Ardian Mema.

Trajneri i bardhebluve, Ardian Mema e ka ndjerë si lojtar këtë takim dhe si tifoz nga tribuna. Në përballjet e fundit ai mendon se derbi ka qenë më emocionues në tribuna dhe kësaj here kërkon të kundërtën.

“Ka qenë më shumë një spektakël në shkallët e stadiumit se sa në në fushë, tifozët kanë luajtur më bukur se futbollistët, megjithatë shpresoj që këtë herë të jetë spekatakli më shumë te lojtarët”.

Dy mijë bileta ishin shitur deri pasditen së e enjtes, në derbin ku Partizani është pritës. Kompania që menaxhon biletat pret që të shkojë deri në rreth 5 mijë. Në këtë sfidë nuk do të jetë i pranishëm grupimi kryesor i tifozëve bardheblu ‘Tirona Fanatics’.

Tv Klan