Tirana e Shkupi në ankth!

Posta

Tirana e Shkupi në ankth!

22:02 14/10/2019

Presin përgjigje nga ministrat e Jashtëm në Luksemburg

Ministrat e Jashtëm evropianë kanë nisur në Luksemburg mbledhjen dy ditore, ku ndër të tjera duhet t’i japin një përgjigje hapjes ose shtyrjes se negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

Në prag të këtij vendimi të dy shtetet vijojnë lobimin me Ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, që takon eurodeputetët e komisionit të Jashtëm dhe kryeparlamentarin Ruçi që takon kreun e Parlamentit Evropian, Davide Sasoli.

Deri tani Ministrat e Jashtëm evropianë duken ndarë mes atyre nga ish-blloku komunist që kërkojnë hapjen e dritës jeshile pa kushte shtesë, Gjermanisë që vendos nënte kushte për të hapur negociatat dhe Francës, Holandës dhe Danimarkës që kërkojnë që ky vendim të shtyhet.

Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat ne 28 Prill të vitit 2009 ndërsa dhjetë vite më vone për negociatat iu vunë pesë kushte paraprake ndër to reforma në drejtësi, në kodin elektoral dhe administratën publike.

Sipas mbështetësve të Tiranës zyrtare, këto kushte janë realizuar ndërsa skeptikët shprehen se rezultatet në ndëshkimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe azilkërkuesve janë të pamjaftueshme. Në takimin e mesnatës mes kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të paktën publikisht nuk u përmend fare çështja e negociatave me Shqipërinë ndaj nuk dihet nëse Franca do t’i qëndrojë vetos apo do të pranojë propozimin gjerman për hapje të negociatave vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e reja.

Edhe nëse këto kushte që kanë të bëjnë me miratimin e reformës zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe Gjykatës se Lartë, ndëshkimin e gjyqtarëve të korruptuar, hetimin e manipulimeve zgjedhore konferenca e anëtarësimit për Shqipërinë do mund të mbahej në mesin e vitit 2020. Në prag të vendimit final ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë shprehën se një vendim pozitiv do të sillte një impuls të ri në Ballkanin perëndimor për reforma dhe transformime të mëtejshme.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi