478 viktima i përkasin moshës 40-59 vjeç

Nga Marsi i 2020 deri më 24 Mars të 2021, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 2.171 vdekje të regjisiruara vetëm në spitalet covid.  Prej tyre, 1.343 viktima janë regjistruar vetëm në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Tirana ka numrin më të madh me 909 vdekje. Më pas renditet Elbasani me 221 dhe i treti është qarkui i Fierit me 213 humbje jete.

Të larta humbjet e jetës nga Covid-19 janë edhe në Durrës, Vlorë dhe Shkodër, ku janë regjistruar, përkatësisht 196, 116 dhe 113 humbje jete. Më pak viktima janë shënuar në Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, vdekshëmria në këto qarqe varion nga 33 në 50 vdekje.

48% e viktimave i përkasin moshës mbi 70 vjeç, mosha 60-69 vjeç zë 28% të vdekshëmrisë. Ndërsa mosha nga 40-59 vjeç përbën 22% vdekshmërisë në total, ose 478 persona. Të larta janë fatalitetet edhe në moshë më të re, nga grupmosha 20-39 vjeç kanë humbur jetën në spital nga koronavirusi 43 persona. Ndërkohë që kemi dhe vdekje në moshën 18 vjeç dhe një foshnje 16 muaj.

Numri i personave pozitivë në rang vendi është rreth 3300 pacientë, pjesa kryesore e tyre janë të vetëizoluar dhe po trajtohen në banesë. Ndërsa nga rreth 360 të shtruar në spitale, 5 pacientë janë nga kryeqyteti, 4 pacientë nga Durrësi dhe Fieri si dhe nga 1 pacient nga Dibra, Lezha dhe Vlora janë në terapi intensive.

Viktimat nga Covid-19 sipas qarqeve:  

Berat                    88

Dibër                      47

Durrës                  196

Elbasan                 221

Fier                        213

Gjirokastër         50

Korçë                    99

Kukës                    33

Lezhë                    86

Shkodër               113

Tiranë                   909

Vlorë                116

Totali (24 Mars)  2171