Veliaj: Opozita e sotme votoi raportin e Dick Martit

Kryeqyteti ka kujtuar 76-vjetorin e çlirimit të tij, në një ceremoni të mbajtur në monumentin e Ushtarit të Panjohur. Teksa kujtoi historinë e çlirimit të Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ende sot ka njerëz që duan të përçajnë shqiptarët dhe janë gati të bashkëpunojnë me armiqtë, duke tradhtuar vendin.

“Për fat të keq, kësaj minorance nuk i shpëtoi as lufta e lavdishme e UÇK-së, duke guxuar ta cilësojnë atë si organizatë terroriste; po ajo minorancë e zhurmshme, e rrënuar moralisht, votoi raportin e Dick Martit, si dhe gatoi lloj-lloj dosjesh për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Është po ajo minorancë e zhurmshme që donte të shiste edhe detin. Është po e njëjta minorancë që, edhe sot, do të na ndajë në luftën kundër virusit dhe në betejën e rindërtimit. Nuk do t’ia dalin! Jo, sepse qytetarët tashmë kanë vendosur të qëndrojnë të bashkuar me familjen tonë”

Sipas Veliaj historia ka treguar se kur shqiptarët bashkohen ia dalin.

“E kemi në dorë edhe ta shkatërrojmë edhe ta ndërtojmë Tiranën; Jam i bindur që në këtë kryqëzim, Tirana dhe Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, nuk ka asnjë moment për t’u përçarë, nuk ka sot asnjë punë që mund ta lërë më vonë ose për nesër.

Homazhe te Ushtari i Panjohur me rastin 76 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit zhvilloi edhe Presidenti i Republikës.

Tv Klan