Tirana u përzgjodh ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018. Kryeqyteti shqiptar u vlerësua në mënyrë specifike për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit. Tirana u vlerësua gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e qytetit.

Për zëvendës kryebashkiakun e Tiranës, ky çmim i shkon të gjithë qytetarëve të Tiranës që morën pjesë në aksionin e pyllit orbital rreth e qark qytetit.

Dy finalistet e tjera ishin Bolonja, për rritjen e angazhimit qytetar lidhur me rigjenerimin e komunave urbane dhe qyteti belg i Gentit, për transformimin e sistemit vendor të ushqimit nëpërmjet modeleve të qeverisjes pjesëmarrëse. Pikërisht qyteti belg u shpall fitues i çmimit për këtë vit.

Tv Klan