Cobina vendos suksesin e shtatë radhazi në kampionat

Tirana arriti fitoren e shtatë radhazi në kampionat, duke mundur edhe Vllazninë në Shkodër. Përballja e luajtur të premten u mbyll me rezultatin 1-0 për skuadrën kryeqytetase.

Një ndeshje me ritëm të lartë gjatë të gjithë kohës, ku bardheblutë dominuan në pjesën e parë, ndërsa shkodranët u shfaqën më të rrezikshëm në të dytën.

Megjithatë ishin miqtë që festuan në minutat e fundit. Cobina realizoi golin që vendosi takimin në të 86’, duke befasuar vendasit që po kërkonin një fitore pas barazimeve të arritura këtë vit në kampionat.

Me këtë sukses Tirana merr kreun e renditjes në pritje të Kukësit që do të luajë të shtunën me Laçin.

Tv Klan