Tirana fiton klasiken me Vllazninë



Tirana fiton klasiken me Vllazninë

15:58 27/02/2021

Barazim në Partizani-Laçi, një pikë më pranë kreut

Klasikja e Shqipërisë është e Tiranës. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi bënë në këtë ndeshje atë çka u kish porositur trajneri i tyre, u sollën si kampionët në fuqi.

Ndeshja u hap shumë shpejt me një penallti të fituar nga Vllaznia që u kthye në gol nga Haris Dilaver por barazpesha u vendos nga Batha vetëm 3 minuta më pas. Në vazhdim skuadrat u treguan ambicioze dhe me oreks për të gjetur avantazhin. Raste nga të dy palët për të shënuar por golat shmangën nga fati dhe aftësia e portierëve.

Në pjesën e dytë është Cale që i dha golin e fitores Tiranës pas asistit të Seferit. Rezultati i arritur në minutën e 51 nuk i bëri bardheblutë të tregoheshin më të matur. Tentuan sërish me seferin por përballë portierit Zogoviç, sulmuesi e kishte të pamundur.

Kjo fitore për bardheblutë ndikon më së shumti tek morali i skuadrës, ndërsa në renditje mbetenj ne vendin e 6.

Partizani dhe Laçi patën mundësinë të afroheshin me kreun por përballje mes tyre nuk prodhoi fitues. Në një ndeshje me ritëm të lartë dhe tejet të luftuar të kuqtë shënuan të parët me Çinarin në fundin e pjesës së parë.

Laçi barazoi me Harmon në mesin e të dytës. Pjesa e mbetur e lojës vijoi me të kuqtë që kërkon avantazhin ndërsa kurbinasit prisnin momentin për ti goditur por mbrojtja e partizanit ishte e pakalueshme.

Në dy takimet e tjera të ditës Kastrioti barazoi pa gola me Apoloninë ndërsa Bylisi fitoi në fushën e vet ndaj Skënderbeut.

Tv Klan







Të ngjashme