Titulli kampion është akoma më pranë

Tirana fitoi 2 – 0 me Flamurtarin të shtunën në “Selman Stërmasi”, duke u afruar më shumë me titullin kampion. Meritë e të rinjve të skuadrës që ishin edhe autorët e golave.

Ernest Muçi realizoi me 11-metërsh në minutën e 21’. Goli i Marsel Ismailgeci i shënuar në të 67’ i siguroi suksesin Tiranës. Ky ishte i pari në kampionat për mbrojtësin 20-vjeçar.

Diferenca me Kukësin tani është 7 pikë, por skuadra e Orges Shehit duhet të luajë ndeshjen me Vllazninë në Shkodër. Skënderbeu u largua me fitore nga Gjirokastra.

Ekipi korçar mundi me rezultatin 1 – 0 Luftëtarin. Goli u realizua nga Blerim Krasniqi në pjesën e dytë. Të dielën do të zhvillohen takimet e mbetura të javës së 34 të Superligës. Teuta – Partizani paraqitet si një përballje interesante.

Tv Klan