Tirana largohet nga zona e rënies nga kategoria falë fitores 4 – 1 me Kamzën të dielën në “Selman Stërmasi”, një sfidë mbijetese.

Bardheblutë pësuan gol në pjesën e parë, por reaguan në të dytën duke përmbushur rezultatin. Kamza mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Beqirit. Hasani, Ngoo dhe Doka realizuan golat për Tiranën që shkon në kuotën e 20 pikëve.

Në barazim 1 – 1 përfundoi takimi Teuta – Flamurtari. Vlonjatët rezistuan edhe pse luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë në Durrës, pasi Veliu u përjashtua me karton të kuq. Kastrioti fitoi thellë 5 – 1 me Luftëtarin në Gjirokastër. Të dy ekipet janë në garë për mbijetesë, me krutanët që mbyllin tabelën e klasifikimit. Superliga pas javës së 19 udhëhiqet nga Partizani që të premten mundi me rezultatin 1 – 0 Skënderbeun në Korçë. Të kuqtë janë 5 pikë larg Kukësit që barazoi pa gola me Laçin të shtunën.

Tv Klan