Tirana fiton në Gjirokastër

Tirana fiton në Gjirokastër

19:20 27/10/2019

Julian Ahmataj e nis mbarë te bardheblutë

Julian Ahmataj debutoi me fitore te Tirana. Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit të ri triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Luftëtarit të dielën në Gjirokastër, madje ku patën luksin të shpërdoronin dhe një penallti. Miqtë nga kryeqyteti e patën më të lehtë kur gjirokastritët mbetën me 10 lojtarë për shkak të një kartoni në kuq. Një ndeshje ku sipas Julian Ahmatajt ekipi i tij u shfaq i kujdesshëm.

“Skuadra kundërshtare na vështirësoi në disa raste, por ia dolëm”.

Giorgos Marantas i Luftëtarit pranoi se hasën vështirësi.

“Të mbetesh shumë shpejt me 10 lojtarë dhe është shumë e vështirë të organizohesh në sulm. Që të dalë ekipi nga kjo situatë të japim maksimumin të gjithë”.

Bylisi me Teutën barazuan pa gola në Ballsh pavarësisht rasteve. Fillimisht vendasit me më pas miqtë u ndëshkuan me kartonë të kuq. Laçi mundi me rezultatin 3-0 Vllazninë. Protagonist në këtë takim ishte Nabueze, i cili shënoi 2 prej golave dhe kryeson klasifikimin me 9 realizime. Ndeshjet e tjera të javës së dhjetë do të luhen të hënën.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi