Kukësi barazon pa gola me Luftëtarin

Java e 18 e Superligës u mbyll me fitoren e Tiranës. Ishte dramatike në “Selman Stërmasi”, pasi bardheblutë siguruan suksesin në minutën e 94′. Ndeshja ishte mjaft e luftuar që prej fillimit të saj. Tirana kaloi në avantazh me Cale në minutën e 17′. 

Braziliani shmangu disa lojtarë brenda zonës, por ndoshta u mbajti topin edhe me një prekje me dorë dhe përballë portierit Hidi nuk gaboi. Ballshiotët protestuan.

Në pjesën e dytë Bylis fiton një 11 metërsh që kthehet në gol nga eksperti Hidi. Skuadra mike e gjeti veten më 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Mëllugjës në minutën e 72′. Por kjo nuk i dobësoi. Edhe goli i fitores së Tiranës nga Michael Ngoo u kundërshtua nga Bylis, me pretendimin se sulmuesi i Tiranës gjendej në pozicion të parregullt.

Bardheblutë tashmë janë vetëm 1 pikë larg kreut, që mbahet nga Kukësi. Veriorët nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim pa gola në Gjirokastër.

Tv Klan