Partizani “bie në shtëpi”, mundet nga Teuta

Tirana bëri një hap drejt shkëputjes në vendin e e parë të renditjes dhe tani ka 4 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë që humbi me Teutën. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Erzenit me 2 gola nga Hasani. 

Për skuadrën e Shehit nuk ishte aspak e lehtë. Rezultati u zhbllokua ne minute e 83 nga Hasani me penallti. Tirana nuk e ndali sulmin dhe në një të tillë, Ismajl Geci hyri deri në zone, por goditja e tij hasi ne pengesën e portierit. Hasani përfitoi për të shënuar golin e dytë.

Për Partizanin ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit. Në javën e 18-të të kuqtë luajtën në shtëpi ndaj Teutës por ishin durrsakët që fituan 2-0 me nga një gol në secilën pjesë.

Ndeshja nisi më mirë për partizanin por skuadra e Edi Martinit e kontrolloi më mirë duke gjetur golin e parë me Markun në minutën e 39.

Colella bëri ndryshime në formacion por presioni i Teutës solli shkaktimin e një 11-metërshi, te cilin Kallaku e ktheu në gol. Partizani mbetet në vendin e dytë, ndërsa Teuta shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 7.

Me herët Kukësi fitoi me Egnatian 2-1.

Tv Klan