Fitorja 3-2 e Tiranës ndaj Kastriotit sjell qetësi në kampion bardheblu pas rezultateve jo bindëse të fillim sezonit që kulmuan me humbjen në derbi.

Autorët e suksesit janë Greca dhe Blazhveski me  dy gola. Krutanët shënuan të parët duke krijuar idenë se kriza e Tiranës po thellohej por Tirana reagoi dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë Blazhevski shënoi edhe golin e dytë personal. Krutanët nuk hoqën dorë dhe tentuan deri në fund por mundën të gjenin vetëm një gol në minutën e 83.

Partizani i shtyrë edhe nga entuziazmi i fitores së derbit, fitoi 3-0 me Teutën. Asani realizoi dy herë në pjesën e parë të takimit. Në të dytën të kuqtë u treguan disi më të kujdesshëm, por të gatshëm për të goditur sërish. Goli i tretë erdhi në minutën e 81 nga Mensah pikërisht në një aksion kundërsulmi

Në Laç, Flamurtari mori një tjetër humbje. Gjoni realizoi golin e fitores për Kurbinasit. Kamza është mundur sërish, kësaj radhe nga Luftëtari.

Tv Klan