Surprizë humbja e Kukësit me Skënderbeun

Tirana mundi 5-2 Apoloninë në stadiumin Air Albania, duke ngushtuar në vetëm 5 pikë diferencën me kreun. Bardheblutë hapën takimin me golin e Bathës në minutën e 19’.

Më pas dy golat e Levendit i çuan skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e Apolonisë.

Pjesa e dytë e takimit foli e gjitha për Tiranën. Katër gola shënoi skuadra e drejtuar nga Orges Shehi. Nga minuta e 51’ deri në të 91’ realizuar me radhë Torrasa. Batha me 11-metërsh, Ismajlgeci dhe Kale.

Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve, 5 më pak se Teuta kryesuese dhe i bashkohet kështu grupit të skuadrave pretendentë për titull.

Kukësi humbi ndaj Skënderbeut 1-0 me golin e Mensah në minutën e 78’. Veriorët janë në mesin e tabelës me 32 pikë.

Më herët sfida Bylis – Kastrioti përfundoi në barazim 1-1. Krutanët shënuan që në minutën e dytë me Prodanin, ndërsa barazimi i ballshiotëve erdhi pas një gafe të portierit Isli Hidi.

Tv Klan