Shehi me dyshime për nivelin e Dudelange

Tirana ka përmbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Dudedalnge e vlefshnme për turin e parë kuyalifikues të Champions League.  Bardheblutë do të nisen në orët e para të mengjesit të së martës drejt Luksemburgut.

Tirana është përgatitur me seriozitet për ta kaluar turin, por burime pranë koubit thonë për Tv Klan se tekniku është mes dyshimeve. Nga njëra anë Orges Shehi është krejtësisht i bindur për gjendjen, moralin dhe impenjimin që do të kenë futbollistët e tij, por nga ana tjetër, informacioni është i pakët për kundërshtarin. në videt që ka parë, tekniku ka vënë re luhatje të mëdha të kësaj skuadre në ndeshje të ndryshme, miqësore dhe zyrtare duke mos patur mundësi të krijojë ide të qartë për cilësinë e këtij rivali.

Shehi do të jetë tejet i impenjuar që ta përshtasë skuadrën e tij gjatë zhvillimit të ndeshjes edhe pse tashmë bardhebvlutë e kanë fizionominë dhe karakterin e duhur për një sfidë të tillë. Pak ndryshime në skuadër.

Albano Aleksi është futbollisti i vetëm nga të afruarit në merkaton e verës nqë do të jetë në formacion titullar në vend të Ardit Tolit.  Behiratche do të kalojë në vend të Erion Hoxhallarit. Pjesa tjetër e skuadrës është ajo që ka dhënë prova gjatë sezonit si dhe në ndeshjet miqësore të zhvilluara. Sulmi është reparti më i sigurtë me Seferin, Xhixhën dhe Devid de Silva.

Tv Klan