Ardian Mema beson se skuadra e tij është gati të përballet me kampionen e vendit. Tirana në dy javët e fundit ësht përpjekur të ndreqë gabimet që ka bërë.

“Nuk do ua them gabimet se jemi para ndeshjes. Jemi munduar t’i korrigjojmë. Do jetë ndeshje e bukur, kam besim te skuadra”,

shprehet Mema.

Megjithatë trajneri i bardhebluve vuri në dukje difektet e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit. 

“Ana psikologjike dhe kemi falur ndeshje. I kemi dhuruar ndeshje kundërshtarëve që kemi patur”,

thotë Mema.

Nga ana tjetër trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi e ka përgatitur skudrën e tij për një ndeshje të fortë. Arsyet janë mëse të vlefshme.

“Për lojën që ka bërë nuk e meriton pozicionin në tabelë. Për këtë arsye rritet shkalla e vështirësisë”,

shprehet Shehi.

Tirana – Skënderbeu do të luhet të shtunën, ashtu sikurse edhe Teuta – Luftëtari.

Tv Klan