Tirana humbet miqësoren e parë


Tirana humbet miqësoren e parë

12:40 09/01/2020

Ngoo shënon në sfidën me Alanyaspor

Tirana e humbi miqësoren e parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi. Bardheblutë u mundën nga Alanyaspor me rezultatin 2 – 1 në sfidën e luajtur të mërkurën në Belek. Skuadra turke realizoi e para, por Ngoo i cili u aktivizua si zëvendësues barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë.

Alanyaspor realizoi sërish pak minuta më vonë, duke vendosur fitoren në këtë miqësore. Pavarësisht rezultatit trajneri Emanuel Egbo gjithsesi i shpreh i kënaqur me atë që pa në fushë.

Tirana do të zhvillojë edhe 2 ndeshje të tjera testuese deri më 18 janar kur përfundon edhe kjo fazë përgatitore.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi