Tirana do të nisë fazën e dytë duke luajtur me Ilirinë në Fushë-Krujë, skuadra para 3 muajsh ia bëri të vështirë shënimin e golit në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Iliria ka edhe mbrojtjen e dytë më të mirë në Grupin B, që kryesohet nga Tirana, por për Erando Karabecin do të jenë bardheblutë fitues. 

Erando Karabeci :

Ata kanë një mbrojtje të mirë, por ne kemi sulmin më të mirë të kampionatit dhe besoj se do ta fitojmë ne duelin.

Në sfidën e së shtunës Tirana sipas kapiteni Karabeci do të shfrytëzojë momentin e mirë veçanërisht pas fitores me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë.

Erando Karabeci :

“Fitore të tilla të motivojnë më shumë për ndeshjet e radhës”.

Tirana kryson grupin e saj pas 9 javësh kampionat me 7 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Tv Klan