Superliga në ethet e merkatos

Klubet e Superliges janë drejt fundit të merkatos dhe po tentojë të bëjnë afrimet e duhura.

Lajmi i fundit është interesimi i Tiranës për Kristal Abazajn i cili edhe këtë sezon nuk bën pjesë në planet e Anderdecht. Mësohet se bardhebutë kanë hyrë në bisedime me skuadrën belge fillimisht për ta marrë në huazim me të drejtë blerje. Po negociohet me zyrtarë të Anderlecht dhe njëhohësisht edhe me lojtarin në mënyrë që të zgjidhet edhe çështja e rrogës së tij.

Në Shkodër po tentojnë ganezin e Teutës, Lafit Amadu. Një tjetër ish i Teutës, Isli Hidi pritet të vijojë karrierën në Superligë. Bylisi po tenton gardianin pasi mori Ditmar Bicin pak ditë më parë.

Deri tani skuadra me më shumë ndryshime në krahasim me sezonin e shkuar është Kukësi që ka larguar 11 futbollistë, ndërsa Flamurtari e ka ende të paqartë se më cilët lojtarë do të përfaqësohet pasi titullarët e një viti më parë nuk kanë pranuar të rinovojnë.

Tv Klan