Tirana do të presë Bylisin të mërkurën në Arenën Kombëtare për javën e 31 të Superiores.

Ekipi mallakastriot është një rival direkt për objektivin mbijetesë dhe për trajnerin Bledi Shkëmbi është një përballje ku 3 pikët kanë shumë vlerë.

“Mendoj që është më e rëndësishme pra si ka ardhur kampionati. Jemi në një moment delikat ku nuk shumë javë dhe nuk mund të rikuperosh nëse gabon me rivalët direkt dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët”, tha Shkëmbi.

Në ndeshjet e mëparshme në këtë sezon të Superiores, Tirana ka fituar 2, ndërsa një herë është mbyllur në barazim.

Të mërkurën do të zhvillohet edhe takimi Laçi – Elbasani, ndërsa të enjten përballjet e tjera ku spikat derbi Dinamo-Partizani.

Tv Klan