Në stadiumin “Air Albania’ luhet klasikja e Shqipërisë

Tirana është gati për takimin e javës së 16-të kundër Vllaznisë, që do të luhet të shtunën në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania”.

Gjendja e ekipit është mjaft e mirë para “klasikes së Shqipërisë” dhe te bardheblutë nuk ka asnjë fubollist me probleme. Lojtarët i kanë kaluar dëmtimet dhe shqetësimet nga virozat dhe janë gati për ndeshjen ndaj kuqebluve.

Trajneri i skuadrës kryeqytetase Orges Shehi tha për mediat se ekipi nuk ka frikë nga asnjë kundërshtar, e do të përqëndrohet te loja e vetë.

Ai kërkon që skuadra të vazhdojë me paraqitjen e mirë të vitit 2021.

Ndërsa trajneri i Vllaznisë Tomas Bërdariç tha se tri pikët janë të rëndësishme, e kuqeblutë do të japin maksimumin në këtë takim.

Bardheblutë kryesojnë kampionatin me 33 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia është në vend të katërt me 8 pikë më pak.

Klan News