Bashkia memorandum mirëkuptimi me Kongresin Rinor Kombëtar

Bashkia e Tiranës nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Kongresin Rinor Kombëtar për zbatimin e projekteve të përbashkëta për të rritur pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri. Ky bashkëpunim vjen në kuadër të “Tiranës, Kryeqyteti i të Rinjve për vitin 2022”.

Erion Veliaj: “Mezi pres që këto qindra aktivitete që ne kemi planifikuar të zënë një vend në buxhetin e bashkisë, në buxhetin e ministrisë dhe pastaj duke mbajtur angazhimin tonë financiar ne dalim faqebardhë në organizimin e këtyre qindar aktiviteteve”

Sipas Veliajt, kjo marrëveshje do të sjellë më shumë të rinj të Europës në Tiranë.

Erion Veliaj: Unë besoj që përtej një përfaqësimi dhe një kartoline të Shqipërisë në vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, janë një provë gjenerale se çfarë organizimi mund të bëjnë të rinjtë shqiptarë nëse bëhen bashkë”.

Për kreun e Bashksië së Tiranës, potenciali i rinisë është pasaporta shqiptare në Europë.

Tv Klan