Kjo sfidë mund të vendosë titullin kampion

Tirana do të presë Kukësin sot në “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje mund të vendosë titullin kampion.

Suksesi me 3 gola diferencë i bardhebluve do të mbyllte llogaritë. Po sot do të luhet edhe Teuta-Skënderbeu, një përballje që vlen për një vend në kupat e Europës.

Shpresë për këtë objektiv ka edhe Partizani që do të përballet me Bylisin. Dje u zhvilluan 2 ndeshjet e para të javës së 32.

Laçi mundi 2-1 Flamurtarin, duke u ngjitur në vendin e tretë. Vllaznia me suksesin 1-0 në fushën e Luftëtarit merr 3 pikë që vlejnë për objektivin mbijetesë.

Tv Klan